Në kryeqytetin Kabul te Afganistanit po veprojnë aktualisht vetëm tri ambasada të huaja, e Rusisë, Kinës dhe Pakistanit.Ndërsa të gjitha vendet tjera kanë evakuuar personelin.

 

Talebanët kanë njoftuar një amnisti të përgjithshme për të gjithë zyrtarët qeveritarë, duke u kërkuar atyre të kthehen në punë me “besim të plotë”.

 

Mullah Baradar, është një lider i lartë i grupit militant i cili pritet të ketë një rol të lartë në qeverisjen e Afganistanit. Baradar është fytyra më publike e talibanëve dhe ka qenë gjithashtu përfaqësuesi  që nënshkroi marrëveshjen historike të shkurtit të vitit 2020 me Shtetet e Bashkuara, marrëveshje që kishte për qëllim dhënien fund të luftës 20-vjeçare.

 

Zëdhënësi i talibanëve njoftoi se  gjatë ditëve në vijim do të mbahen bisedime, të cilat do të kenë për qëllim formimin  e një qeverie të hapur, gjithëpërfshirëse islamike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *