Ndërsa fuqitë perëndimore po vazhdojnë operacionin për të evakuuar qytetarët e tyre nga Afganistani, frika për një hakmarrje të mundshme për njerëzit që ndodhen ende atje është në rritje.

Në një dokuent të publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara thuhet se talebanët kanë krijuar një listë të “zezë” me emrat e të gjithë personave që kanë punuar me forcat e NATO-s apo me qeverinë afgane.

Mediat te ndryshme raportojnë se talebanët kanë shkuar “derë më derë” për të kërkuar kundërshtarët dhe për të kërcënuar anëtarët e familjeve të tyre edhe pse grupi ekstremist ka deklaruar se nuk do të ketë hakmarrje.

Rasti që e verteton këtë është vrasja e familjarit të një gazetari të “Deutsche Welle-s”. Talebanët në përndjekje të gazetarit kanë qëlluar për vdekje një anëtar të familjes së tij dhe kanë plagosur rëndë një tjetër. Lajmin e beri të ditur drejtori i i “Deutsche Welle-s”, Peter Limbourg i cili dënoi ashpërsisht vrasjen dhe kërkoi nga qeveria gjermane të veprojë.

 

Ndërkohë jashtë aeroportit situata mbetet kaotike. Talebanët kanë bllokuar rrugët duke ndaluar afganët që përpiqen të ikin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *