Ish-presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, i ka quajtur talebanët si “vëllezërit e tij”.

 

“Unë i shoh talebanët shumë si vëllezër dhe të gjithë afganët po ashtu”, tha ai një intervistë të dhënë për BBC.

 

Ndërsa i cilësoi takimet me talebanët si shumë produktive e të frytshme, ai theksoi se ka nevojë që procesi politik të formojë një qeveri gjithëpërfshirëse në vendin e shkatërruar nga lufta.

 

“Ky është vendi ynë, ky vend na përket neve, kështu që ne jemi bijtë e dheut, ndaj nuk duhet të largohemi. Duhet të qëndrojmë këtu, për ta bërë vendin më të mirë. Dhe t’ua kërkoja të gjithë atyre afganëve që u larguan (nga vendi) të kthehen dhe ta ndërtojnë këtë vend”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *