Qeveria talebane në Afganistan do të marrë mbrapsht çdo emigrant afgan, kërkesat e të cilëve për azil u refuzuan në Evropë dhe ata më pas do të përballen me gjykatën.

 

Sipas gazetës austriake “Kronen Zeitung”, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid e konfirmoi diçka të tillë.

 

Ai tha se qeveria e tij është gati të pranojë afganët e dëbuar nga shtetet e tjera.

 

“Po. Ata do të çohen në gjykatë. Gjykata do të vendosë se si të veprojë me ta”, tha Zabihullah.

 

Ky reagim për median austriake vjen në një kohë kur qeveria në Austri, e drejtuar nga konservatorët, mban një qëndrim të ashpër ndaj azilkërkuesve afganë. Sipas qeverisë austriake, azilkërkuesit duhet të dëbohen në Afganistan.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *