Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar këtë të hënë një takim me disa banorë në Tiranë , me të cilët ka diskutuar për problemet me të cilat u duhet të përballen.

 

Përmes një postim në “Facebook”, Kryemadhi shkruan se njerëzit e thjeshtë janë burimi i forcës dhe misioni i tyre i punës, ndërsa shton se LSI do të shkojë “shtëpi më shtëpi” dhe do të qëndrojë pranë qytetarëve.

 

“Papunësia, çmimet e larta, taksat e rritura të bashkive apo ato mbi pronën po dëmtojnë familjen shqiptare. Ashtu si sot me këta banorë të Tiranës, të cilët ndër të tjera vuanin mungesën e çerdheve dhe kopshteve në zonën e tyre, apo shtrenjtimin e faturës së ujit dhe të transportit publik, ne jemi pranë tyre, shtëpi më shtëpi e në çdo zemër. Njerëzit e thjeshtë janë burimi i forcës dhe misioni i punës tonë, që do vijojmë pa reshtur deri në krijimin e mundësive më të mëdha për rininë, për biznesin, për punëtorin de familjarin e thjeshtë, që zgjidhja të mos jetë më mes emigrimit dhe nënshtrimit por ta kthejmë Shqipërinë në shtëpinë e gjithë shqiptarëve”, shkruan Kryemadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *