Kryeministria reagon pas takimit 90-minutësh mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Republikës Ilir Meta.
Sipas kryeministrisë, takimi mes dy lidërve shtetëror ishte konstruktiv dhe i hapur.
“Me kërkesë të tij, Kryeministri u takua me Presidentin e Republikës, për të diskutuar rreth përmbajtjes së letrës së këtij të fundit mbi propozimin për dekretimin e Gjeneral Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm. Bashkëbisedimi ishte i hapur e konstruktiv dhe kryeministri do të vijojë komunikimin me Presidentin e Republikës”.