Kanë përfunduar pa një zgjidhje konkrete bisedimet mes ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias dhe atij të Maqedonisë Nikola Dimitrov në Nju Jork.

 

Ndërmjetësi i BE-së, Methju Nimiç, ka thënë për mediat se nuk ka një zgjidhje konkrete por të dyja palët janë të vendosur të arrijnë një zgjidhje konkrete, dhe se bisedimet do të vijojnë në Bruksel.

 

“Ende nuk kemi një zgjidhje konkrete për çështjen e emrit. Të dyja palët janë të vendosura për të gjetur një zgjidhje dhe po punojnë për këtë çështje. Dy ministrant do të vijojnë dialogun në Bruksel”, tha Nimiç.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *