Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me homologun e tij Albin Kurti.

 

Në një postim në rrjetin social, Rama shkruan se në fokus të diskutimit të tyre ka qenë marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilën ai shprehu mbështetjen e qeverisë shqiptare.

 

Shefi i qeverisë bëri me dije se mes tij dhe Kurtit është arritur dakorësia që mbledhja e ardhshme mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë të mbahet në muajin qershor.

 

Me mikun e posaçëm, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë drekës së sotme ku diskutuam me detaje për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj.

 

I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke nënvizuar se në këtë proces jo të lehtë ai ka mbështetjen time më të plotë.

 

Ramë dakord që mbledhja e ardhshme e të dy qeverive të mbahet në qershor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *