Ish-deputetja e LSI, Klajda Gjosha ka zbardhur detaje nga takimi i zhvilluar me përfaqësuesit e Këshillit të Atlantikut.

 

Në një postim në “Facebook”, Gjosha teksa shpreh vlerësime për përfaqësuesit, thekson se në fokus të diskutimeve ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme, stabiliteti I Shqipërisë e rajonit si dhe rritja e cilësisë së vlerave të demokracisë perëndimore.

 

Sipas Gjoshës, partneriteti me SHBA do të ndihmojë Shqipërinë që të ndërtojë institucione të forta dhe të përshpejtojë hapat drejt integrimit.

 

“Ishte kënaqësi të takoja përfaqësuesit e Këshillit të Atlantikut. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qënë gjithmonë një partner i padiskutueshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët! Ky partneritet është i rëndësishëm për të ndërtuar institucione të forta në përshpejtim të integrimit euroatlantik të Shqipërisë. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, rritja e cilësisë së përfaqësimit bazuar te parimet e vlerat e demoracise perëndimore, stabiliteti i Shqipërisë e rajonit ishin pjesë e një diskutimi të hapur e të sinqertë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *