Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka përgëzuar takimet e kongresmenëve amerikanë me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në Twitter, Kim thotë se këto dy takime tregojnë se marrëdhënia e dy vendeve e tejkalojnë politikën partiake.

Po ashtu, Kim bën të ditur se ligjvënësit amerikanë nxitën progesin në zbatimin e ligjit duke nënvizuar se kjo do të tërheqë më shumë biznese dhe investime amerikane në vend.

“Faleminderit për @SenJoniErnst@RepSlotkin@RepDavidValadao@RepLaTurner për vizitën në Shqipëri. Takimet me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së Lulzim Basha tregojnë se marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë e tejkalojnë politikën. Ligjvënësit amerikanë kërkuan përparim në sundimin e ligjit, duke vënë në duke se ai do të investimet amerikane në biznes. Ligjvënësit amerikanë gjithashtu vizituan të evakuarit afganë që kanë kërkuar strehim të përkohshëm dhe të sigurt në Shqipëri.Mirënjohje të thellë popullit shqiptar për mikpritjen e tij. Krenar që shoh OJQ amerikane, biznese dhe vullnetarë që mbështesin ata në nevojë”, shkruan Yuri Kim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *