Subscribe

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ish-drejtuesi i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela i janë drejtuar Gjykatës së Lartë për rekurs kundër vendimit të Apelit.

Ata kane kerkuar që të prishet vendimi dhe te pushohet çështja.

Në vendimin e 26 qershorit për kthimin e dosjes në rigjykim, Apeli u shpreh se Shkalla e Parë ka gabuar kur rikualifikoi akuzën për tnga “trafik i narkotikëve” në formën e grupit kriminal në “shpërdorim të detyrës”. Në 4 gusht, Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën për lirim nga qelia të ish-shefit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Kjo për faktin se çështja ndaj tij dhe ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri u kthye për rigjykim në Shkallën e Parë. Çela qëndron në qeli prej datës 16 maj, kur u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës pas më shumë se 2 vitesh qëndrimi në arrati.

Gjatë kohes qe ai ishte ne arrati u dënua nga gjykata për krimet e rënda me 3 vjet e 4 muaj burg për “shpërdorim të detyrës”.

Pas një peripecie të gjatë, Gjykata e Shkallës së Parë pushoi hetimet për trafik droge dhe për grup kriminal ngaj Tahirit dhe e dënoi për shpërdorim detyre me 3 vjet e 4 muaj burg, por dënimi u zëvendësua shërbim prove për një periudhë 3-vjeçare. Tahiri dhe Çela u akuzuan për trafik droge në bashkëpunim me grupin e Habilajve. Te pakenaqura me vendimin si prokuroria ashtu edhe mbrojtja e apeluan vendimin e shkalle se pare.

Por me vendimin e Apelit, dosja do të rinisë procedurat nga fillimi çka do të zgjase akoma me shume ceshtjen e shume perfolur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *