Subscribe

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri riperseriti thirrjen për dorëzimin vullnetar të armëve pa leje. Një ditë pas njoftimit për nisjen e fushatës për dorëzimin e tyre, ministri tha se nuk do te kete asnjë pasoje ligjore per te gjithë ata qe e ndërmarrin nje hap te tille.
“Ndërkohë, dhe në qoftë se do jetë e nevojshme ne do ndërmarrim dhe nisma ligjore për të shpallur periudha vakance ose periudha ku sipas Kodit Penal nuk do dënohet ai që do t’i gjendet në shtëpi një armë. Por, dorëzimi vullnetar nuk përbën vepër penale”.
Tahiri ftoi shoqërinë civile median madje dhe artistët ti bashkohen kësaj nisme, e cila sipas ministrit të brendshëm është një problematikë e madhe e shoqërisë. Deklaratat iu bëni nga zona e Kombinatit në Tiranë, ku u shpërndanë ndihma për banorët e prekur nga përmbytjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *