Abort

Koreja e Jugut rrëzon ligjin kundër abortit

Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut hodhi poshtë të enjten një ligj 65-vjeçar i cili ndalonte abortin. Në vendimin historik të gjykatës më të lartë të vendit thuhej se ndalimi ishtejokushtetues dhe se kufizonte të drejtën e gruas për të vendosur për veten e saj. Vendimi i së enjtes ishte përgjigje ndaj një ankimi të paraqitur nga një mjek i cilikishte kryer rreth 70 aborte të paautorizuara. Ndalimi pritet të shfuqizohet automatikisht më 1 janar të vitit 2021, përveç rastit nëseligjvënësit hartojnë një ligj për ta hequr gradualisht kufizimin. Ligji që ndalonte abortet në Korenë e Jugut ishte një nga më të rreptët në botën e zhvilluar.  Një grua e cila abortonte mund të përballej me deri në një vit burg, ndërsanjë mjeku që kryente një të tillë, rrezikonte deri në dy vjet heqje lirie./VOA
më shumë...