Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ishte tek Pazari i ri ku takoi biznese të ndryshme.

Biznesi i vogël, tha Tabaku, është pasqyrë e mjerimit të shqiptarëve.

Ajo akuzoi tatimorët se janë turrur si xhambazë ndaj tregtarëve duke kërkuar rryshfet, ose ndryshme kërcënohen me gjobë.

 

Sot shkuam të takojmë bizneset në qendër të Tiranës, pjesa e Pazarit të Ri. Ajo çfarë dëshmuan ata ishte panorama e qartë e trishtë një shoqërie që varfërohet dhe nuk konsumon. Kur dëgjon për mbi 671 mijë shqiptarë që janë në varfëri ekstreme zona e Pazarit të R ita dëshmon me fakte dhe prova që asnjë propagandë dhe asnjë piskiamë qeveritare nuk mund ta zbehë.Në çdo biznes që takuam shqetësimet ishin të njëjta; tatimorët si xhambazë që kërkojnë rryfshet ose të presin gjobën, kostot e larta që nuk përkthehet në të ardhura, mbi 35% e fitimit që shkon për pagesë taksash, konsumi në rënie aq sa dhjetë ditë përpara festës së ndërrimit të viteve konsumi është thuajse zero, sipërmarrës që tregojnë listën bosh të shitjeve prej dhejtë ditësh.

 

Tabaku tha se projekti I fiskalizimit do të bëjë që bizneset të paguajnë vitin e ardhshëm 1500 euro më shumë.

 

Varfëri dhe skamje që po prek bizneset e vogla dhe të mesme. Të gjithë koshient se do të paguajnë 1500 euro më shumë vitin e ardhshëm si gjobë për të ashtuquajturin projekt të fiskalizimit. Një kosto e çmendur që do të jetë në formën e taksës PPP. Asnjë biznes nuk merr shërbimet e kërkuara dhe as infrastrukturën. Krizë e thellë dhe një dëshpërim që ka nevojë për një ringritje.Dëgjova prej sipërmarrësve se ishin të shqetësuar për buxhetin 2020, ata e kishin kuptuar që barra e taksave nuk lehtësohet, shërbimet nuk rriteshin. Dimri ekonomik duket se po merr edhe ato pak sipërmarrje të mbetura hapur që mezi mbijetojnë ndërsa zinxhiri i bizneseve dhe shitjeve po shkatërrohet.

 

Më tej Jorida Tabaku konfirmoi edhe planin e PD për lehtësimin e barrës së taksave mbi biznesin.

 

PD ka një ofertë dhe propozon një zgjidhje për këtë situatë. Oferta lidhet me taksën e sheshtë prej 9%, vendosjen e pullës fiskale që asnjë agjent tatimor qendror apo lokal mos të sillet si xhambaz, bizneset e vogla do të tatohen me 1.5% të xhiros. Subvencionime dhe lehtësim të konsumit përmes politikave fiskale. Biznesi nuk është armiku i tregut por oligarkia. Korrupsioni, evazioni dhe krimi financiar nuk kryhen nga sipërmarrjet e vogla por nga bizneset e lidhura me qeverinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *