Partia Demokratike akuzon qeverinë se po e shkreton gjithnjë e më shumë Shqiperinë duke I detyruar njerezit të kërkojnë azil në vende të ndryshme të BE-së.

Jorida Tabaku tha se Shqiperia  ka më të lartë të azilkërkuesve në Europë duke rrezikuar edhe një nga pikat e vendosura nga BE për çeljen e negociatave.

 

 Kriteret e vendosura janë një letër lakmuesi për të kuptuar se sa seriozisht e ka qeveria jonë procesin e integrimit. Por sot numërohen mbi 200 mijë shqiptarë që kanë ikur nga vendi në 8 vjet. Nuk shohin të ardhmen këtu, nuk besojnë më tek një qeverinqë punon për veten dhe varfëron shqiptarët.  Ka ardhur koha të ndryshojmë realitetin! Ka ardhur koha që politika të punojë për qytetarët! Ka ardhur koha që integrimi të jetë kryefjala e përpjekjes

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *