Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se

Duke iu referuar raportit “Freedoom House”, ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku shprehet se edhe raportuesit ndërkombëtarë e kanë kuptuar që Parlamenti i Shqipërisë ka degraduar dhe është kthyer në “noter të qeverisë”.

Në një postim në “Facebook”, Tabaku shkruan se procesi i ligjbërjes thuajse nuk ekziston më dhe se qeveria shqiptare ka pamundësuar rolin e një opozite në institucione.

 “Kur e vërteta thërret propaganda bën zhurmë. Nën këtë moto duket se jeton dhe kryeministri, i cili me qëllim ngatërron raportet e Freedom House për t’i ikur përgjegjësisë për keqqeverisjen dhe mungesën e demokracisë. Siç edhe çdokush mund ta faktojë në raportin e NTI të Freedom House, Shqipëria renditet si një demokraci hibride, ku bie në sy rënie në fushën e Qeverisjes Demokratike dhe Procesit Elektoral. Jemi aq mirë saqë renditemi në nivelet e Moldavise dhe Ukrainës. Tani jo vetëm për shqiptarët por edhe për raportues ndërkombëtarë është e qartë se parlamenti I Shqipërisë ka degraduar aq sa është kthyer në noter të qeverisë. Këto faktorë, sipas raportit që lexohet përsëprapthi nga kryeministri, ndikuan në djegien e mandative nga opozita.”

Tabaku thotë se në raportin thuhet se mazhoranca ka lidhje me bandat kriminale në vend, si dhe kanë blerë zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

“Sakaq, ato përgjime që kryeministri I quante shpifje raporti I konsideron provë që lidhnin direkt PS-në dhe mazhorancën me grupet kriminale që ndikuan në zgjedhjet e 2017 , një provë që vulos si të drejtë aktin e opozitës Në tabelën e vlerësimeve Shqipëria ka vlerësim negativ në pavarësinë e gjyqësorit dhe pavarësinë e mediave. Për këtë të fundit raporti nënvizon se qeveria po përpiqet ta zhbëjë lirinë e mediave, pasi po përpiqet të tjetërsojë misionin e tyre duke I kthyer në altoparlantë të qeverisë. E gjithë sa më sipër përkthehet në më pak demokraci, madje vetë raporti e tregon qartë se niveli I demokracisë në Shqipëri nuk është as 50%. Si për të treguar se realisht jemi kthyer në një shtet që po rropatemi të mbërrijmë në një gjysmëdemokraci.”

Ajo thekson se Partia Demokratike do te beje çdo gje për të kthyer demokracinë dhe për të vendosur shtetin ligjor.

“Shqipëria në prag të anëtaresimit në BE nuk mundet të jetë e tillë. Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm e do të jetë atje ku e meriton! Ditë më të mira do te vijnë për Shqipërinë e shqiptarët!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *