Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shprehet se kryeministri Edi Rama hoqi pas shtatë vitesh TVSH-në e jahteve, ndërsa taksa e produkteve bazë nuk ka ndryshuar.

Në një postim në “Facebook”, Tabaku e cilësoi kreun e qeverisë një autokrat të babëzitur dhe gënjeshtar kronik. Sipas tij, ai ka për synim që të marrë shqiptarëve paratë me qëllim që t’ua japë oligarkëve.

“I premtoi shqiptarëve heqjen e taksës 20% për ushqimet bazë dhe për 7 vite me radhë për çdo vit vetëm rriti taksa, tarifa dhe çmimet e produkteve të shportës. Në fund, si çdo autokrat i babëzitur për pushtetin që i japin oligarkët hoqi TVSH-në 20% për importin e jahteve. Gënjeshtari kronik ka vetëm një synim: t’u marrë shqiptarëve paratë dhe t’ua japë ato oligarkëve. Kryeministri i oligarkëve nuk mund të jetë kryeministri i shqiptarëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *