Kandidatja për deputete e PD, Jorida Tabaku akuzoi kryeministrin Edi Rama se gjatë qeverisjes së tij vetëm ka gënjyer shqiptarët.

 

Duke përmendur legalizimet, ajo tha se Rama nuk mund të thotë të vërtetën.

 

Sipas Tabakut, ndryshimi është te PD dhe prandaj qytetarët duhet të votojnë për të.

 

“Kush i gënjeu shqiptarët me legalizime të rreme, nuk mund të thotë të vërtetën këto 4 ditë. Shqipëria do të lërë pas sjelljen e turpshme të Ramës dhe njerëzve rreth tij pasi refuzojnë gënjeshtrën. Në 25 prill voto ndryshimin. Voto për të refuzuar gënjeshtrat si ato që kemi dëgjuar këto 8 vite. Voto PD sepse aty është ndryshimi, voto numrin 9 sepse aty është mundësia dhe shansi për një Shqipëri që Fiton!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *