Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ngriti shqetësimin për situatën ekonomike në të cilën ndodhen qytetarët dhe bizneset. Në një takim që pati me disa përfaqësues biznesesh, Tabaku tha se ata janë të braktisur dhe se taksat që u merren shkojnë për oligarkët.

 

“Gjatë takimeve me bizneset në njësinë 3 dëgjoje shqetësimet e qytetareve të lënë pas dore dhe një ekonomie në rënie sipër. Shqipëria e krizës së pandemisë me konsumin e rënë, taksat e rritura dhe një mungesë të plotë përgjegjshmërie dhe përgjegjësie nga ana e qeverisë.  Të ngopur dhe lodhur me lugën bosh të propagandës bizneset dhe qytetarët kërkonin më shumë angazhim. Taksat e larta që u merren po iu jepen 5 personave në formën e PPP-ve dhe koncesioneve, bizneset mbyllen ndërkohë që malli ka mbetur i pashitur.  Bizneseve i shpjegova planin ekonomik të rimëkëmbjes me 5 pika që përfshin një pikë të veçantë për biznesin e tyre. Shpërndarjen e një çeku prej 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv që do t’i kushtonte buxhetit të shtetit 100 mln euro. Një shumë tejet insinjifikative për taksat dhe tatimet që kanë paguar bizneset ndër vite.”

 

 

Demokratja shtoi se bizneset ankohen edhe për largimin e të punësuarve. Ajo deklaroi se diçka e tillë zgjidhet përmes programit ekonomik të PD. Jorida Tabaku dha garanci se ditë më të mira do të vijnë dhe se shqiptarët do të vendosin për të ardhmen.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *