Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku i konsideron premtime boshe dhe gënjeshtra vendimet e qeverisë për t’i ardhur në ndihmë bizneseve gjatë kohës së pandemisë.

Në një postim në “Facebook”, Tabaku shkruan se duke iu referuar të dhënave të thesarit, të cilat mund të gjenden në faqen e open data, qeveria ka disbursuar vetëm 10.88 milionë euro nga paketat e saj për biznesin e vogël. Për Tabakun, kjo do të thotë se mbi 250 mijë punonjës dhe të vetëpunësuar nuk po marrin pagat e tyre.

“Qeveria nuk paguan lekët-gënjeshtra dhe premtime boshe për njerëzit. Qeveria po gënjen çdo ditë për ndihmën ndaj biznesit, kur e vërteta është që biznesi nuk sheh asnjë lek në llogarinë e tij. Ato fonde të pakta të vendosura për situatën e krijuar nga virusi nuk po shpërndahen nga qeveria. Sipas të dhënave të thesarit (që mund të gjenden në faqen e open data) qeveria ka disburusar VETËM 10.88 mln euro nga paketat e saj për biznesin e vogël. Kjo do të thotë që mbi 250 mijë punonjës dhe të vetëpunësuar nuk po marrin pagat e tyre. Biznese që falimentojnë nuk po e marrin ndihmën financiare, familje pa të ardhura nuk po marrin asnjë lekë për të mbijetuar.”

Ish-deputetja bën thirrje që të ndihmohen në këtë situatë pandemie, pasi kostoja e falimentimit të tyre do të jetë shumë më e lartë për gjithë ekonominë.

“Transparenca në shpërndarjen e fondeve, rialokimi i milionave eurove të PPP te buxheti për COVID-19 janë thelbësore për të shpëtuar ekonominë nga falimenti përgjithshëm. Kjo krizë ka nxjerre në pah të vërtetat e keqqeverisjes së Ramës dhe paaftësisë së tij për të menaxhuar situatën. Por sot koha nuk pret. Sot gënjeshtrat dhe mashtrimet janë të pafalshme sespe ato kushtojnë shtrenjtë. Qytetarët dhe bizneset duhet të marrin menjëherë lekët që ju takojnë.”

http://spending.data.al/sq/treasury/list/year/2015/pay_cat/6062300?fbclid=IwAR0UjTZwzK8jo5bd1-aC2Wt_FL_5xNhDbjtw9exxsZHXv1fStiwJzjtkCT4

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *