Jorida Tabaku akuzoi sërish Ramën dhe Veliajn për procesin e rindertimit, duke e konsideruar fals. Ish deputetja shkruan më tej se  ne fakt pasi largohen kamerat nuk bëhet asnjë punë, në kantierët e pretenduara nga mazhoranca.

 

2 ministra dhe një kryetar bashkie dolën dje për të manipuluar shqiptarët dhe qytetarët e Tiranës. Rezultati është një shfaqje propagandistike. Sot asnje punetor dhe asnje pune ne gjimnazin Sami Frasheri, sepse regjia qendrore eshte zhvendosur ne shkollen 5 maji. Cdo dite ne nje shfaqje ku propaganda shet nisjen e punimeve, por pasi kamera e ERTV largohet heshtja dhe braktisja pushton ato qe sot duhet te ishin sheshe ndertimi. Gënjyen aktorët e rilindjes edhe për fondet e gjimnazit Sami Frasheri. Kjo shkollë NUK do të ngrihet me fondet e BE. Kosto prej 4.5 mln euro do paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe qytetarëve të Tiranës. Shkollat me fondet e BE kushtojnë 6 herë më pak!

 

Tabaku thotë se kjo qeveri e propagandës nuk ka bërë asgjë në këto 7 vite, e asgjë nuk po bën edhe në këtë vit të fundit.

 

Qeveria e Propagandës!

Dalin cdo ditë me regji qëndrore për ti mbushur mendjen shqiptarëve që po punojnë. Asgjë nuk po bëjnë, asgjë nuk kanë bërë në 7 vite dhe asgjë vitin e fundit që mbas tërmetit. I lanë shqiptarët jetimë me shtëpi të rrënuara dhe tani duan ti përdorin për propagandë. Shembulli më i mirë është shkolla Sami Frashëri.

Tetë vjet kanë manipuluar shqiptarët me fasadë dhe i kanë mbajtur me gënjeshtra. Do të demaskohen hipokritët dhe manipulatorët pasi shqiptarët do të mësojnë se çfarë fshihet pas prishjes së shkollës Sami Frashëri në mes të pandemisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *