Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku e quajti një projekt grabitqar atë që shpalosi qeveria sot për rrugën Milot-Fier.

Ajo tha në rrjetet sociale se kryeministri Edi Rama po përpiqet të vjedhë sa më shumë sepse e di që është në ikje.

“Si një bandë në ikje, në fund të mandatit Edi Rama po projekton dhe vjedhjen e fundit siç ka qene dhe bilanci i punës së tij ne keto 7 vjet Sot, përmes shoë-t me të cilin kërkon edhe të mbulojë dështimin e tij dhe futjen e vendit në krizën më të rende të 20 viteve të fundit, shpalosi projektin e Rrugës Milot-Fier. Ndonese në një terren fushor dhe që piketon një distancë 136 km përmes të cilës qeveria pretendon të shkurtojë kohën nga 120 minuta në 75 minuta do të ketë koston e 1.2 mld eurove. Bilanci i tij për ndërtim rrugësh dhe investime në infrastrukturë është inekzistent. Sot, ai ka shpalosur një projekt grabitqar por që ia kalon të gjitha grabitjeve të mëparshme. Edi Rama do të mbahet mend si i vetmi kryeministër që ka hapur tendera e ka dhënë koncesioni por kurrë nuk i ka zbatuar ato. Do të mbahet mend si Kryeministri i projekteve te florinjta pasi vetëm rrugë nuk mund të quhet ajo listë dëshirash që janë duke tenderuar.”

Sipas Tabakut, ky projekt ka një efekt të jashtëzakonshëm në buxhetin e shtetit dhe në borxhin publik. Edhe ajo përsëriti premtimin se kur PD të jetë në pushtet do të rishikojë çdo kontratë koncesionare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.