Partia Demokratike akuzonë qeverinë dhe bashkinë se e kanë braktisur periferinë e Tiranës.

Përfaqësuesja e selisë blu, Jorida Tabaku ishte me banorët e Zallherit, ku, sipas saj mungojnë rrugët, mungon uji i pijshëm, mungojnë investimet për bujqësin, ndonëse zona është pak kilometra larg Tiranës.

Jorida Tabaku u shpreh se është e papranueshme përdorimi i njerëzve nga bashkia dhe qeveria vetëm për fushatë elektorale.

 

“Këtu ku duhej të ishte një nga zonat më të mëdha në Tiranë, këtu kalojnë vetëm makinat e gurores. Këtu vetëm i shfrytëzojnë pasuritë natyrore, socialistët, pa pasur asnjë model zhvillimi. Është fatkeqësi që të jetë një zonë me kaq prodhime bujqësore, të mos ketë një subvencion për bujqësinë. Fshatarët nuk nxjerrin në treg produktet e tyre, sot janë duke mbijetuar me çfarë vjen nga emigracioni, ndërkohë që kjo duhej të ishte një nga zonat që duhej të kishte prioritet zhvillimin për qytetin e Tiranës. Nuk ka se si të zhvillohen qytetarët kur lekët dhe investimet nuk shkojnë tek qytetari, por për dreka dhe për darka në Dubai. Është modeli i tyre i fasadës që tregojnë dy projekte me ngjyra ndërkohë që shqiptarët këtu janë duke vdekur për bukën e gojës. Unë besoj se me 25 Prill është një mundësi që për banorët e kësaj zone për të treguar që të gjithë shqiptarët janë njësoj, të gjithë duan investime, të gjithë duan arsim nuk dua vetëm fëmijët e politikanëve dhe qeveritarëve arsim ”, tha Tabaku.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *