Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku dëgjoi nga afër shqetësimet e bizneseve në Tiranë. Ajo tha në rrjetet sociale se të gjithë kanë shumë shqetësime, kryesisht për tatimorët që shkojnë me urdhër të qeverisë.

“Në cilindo cep të Tiranës të pyesësh apo takosh biznese do të tregojnë të gjithë një listë të gjatë ankesash dhe shqetësimesh. Aq e thellë është kriza saqë edhe bizneset në qendër dhe zemër të Tiranës ankohen për tatimorë xhambazë që u vijnë me gjoba në dorë, për klientë që nuk shpenzojnë më si dikur, për një shtet inekzistente që i ka mbushur në taksa. Përditë e më shumë, kriza thellohet ndërsa vendi vuan pasojat e një virusi që prej 7 vitesh e torturon dhe pengon të zhvillohet. RAMAVIRUSI është pengesa për çdo sipërmarrje, politikat e tij fiskale dhe ekonomike kanë pamundësuar mundësinë e kryerjes së biznesit.”

Për Tabakun, gjatë gjithë periudhës së pandemisë bizneset janë lënë në harresë. Ajo akuzoi mazhorancën qeverisëse se në vend të dëgjojë dhe reflektojë për shqetësimet e tyre, mburret me eurobondin e marrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *