Subscribe

Për opozitën ndryshimet në buxhetin për vitin 2020 vulosin rënien ekonomike te vendit. Anëtarja e kryesise së PD, Jorida Tabaku ka deklaruar se ky akt normativ zyrtarizon shkurtimin e mijera vendeve te punes dhe i ben shqiptaret me te varfer.

JORIDA TABAKU

ANETARE E KRYESISE, PD

 Vetë qeveria pranon se mbledhja e të ardhurave nga tatimet, nga doganat, të ardhurat nga tatim fitimi, të ardhurat personale dhe nga TVSH, do të bien në mënyrë drastike, rreth 549 milionë euro.  Të tre këto grupe të ardhurash janë të lidhura ngushtësisht me sipërmarrjen, me punësimin dhe me konsumin e qytetarëve. Akti normativ tregon se këto tre elementë janë në kolaps.

Sipas opozites pas ketij rishikimi te buxhetit nuk ka asnje shprese per rritje pagash e pensionesh, dhe nuk ka asnje shans për një paketë që ndihmon vërtet biznesin për të mos falimentuar.

Është një Akt Dorëzimi i qeverisë tek rritja pa kufi e borxhit. Balancën mes dështimit për të mbledhur të ardhura dhe babëzisë për të përfituar deri në momentet e fundit para largimit, Edi Rama e ka gjetur duke marrë borxh pas borxhi.Politikani që erdhi në pushtet duke mallkuar kundërshtarin për një borxh atëherë të kujdesshëm, sot ka vendosur të heqë kufirin ligjor të marrjes së borxhit, duke mos patur më asnjë kufizim në marrjen e tij.

Borxhi i larte eshte shqetesimi kryesor i opozites e cila vlereson se borxhi real shkon 11 miliardë euro ose 93% e prodhimit kombëtar, nëse perllogarisim edhe borxhin e fshehur të koncesioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *