Kandidatja për deputete në Tiranë, Jorida Tabaku u takua këtë të shtunë me studentët e Fakultetit Juridik.

 

Teksa dëgjoi shqetësimet e tyre, Tabaku premtoi se me PD në pushtet, për studentët do të ofrohen praktika pune të paguara.

 

Ajo shtoi se në këtë kohë pandemie, e mira do të ishte që mësimi të ishte i integruar.

 

“Ne kemi shumë juristë që dalin në treg, kemi njëkohësisht jashtëzakonisht shumë, legjislacion që ndryshon dita ditës, që ka nevojë të përshtatet, po njëkohësisht të rregullohet dhe me trendet e fundit të kurrikulave dhe të mësimdhënies. Të gjithë kanë mundësi që të kenë një praktikë pune të paguar dhe ne kemi në plan që 10 mijë praktika pune të paguara, të jenë për studentët, të cilët përfundojnë. Lidhja me tregun e punës dhe fakti që studentët, thonë janë më shumë akademike sesa duhet dhe jo aq praktike është një nga problemet kryesore. Rikthimi i shpresës, është sfida më e madhe dhe e di kush është sfida më e madhe? E diskutojmë me qytetarët përditë. Sfida më e madhe është, që këto që ne po angazhohemi për t’i realizuar pas 25 prillit, t’i kthejmë me të vërtet në premtime të mbajtura, përndryshe shpresa vdes në menyrë përfundimtare. Së pari, ashtu si në gjithë botën, mendoj që mund të ishte integruar leksioni me seminarin, në auditor duke ruajtur distancat. Fakultete si Ekonomiku, Juridiku, e kanë mundësinë për hapësirat që mund të ishin bërë seminaret në klasa.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *