Jorida Tabaku vijoi takimet me biznesin në Tiranë. Duke dëgjuar shqetësimet e tyre në zonën e “Myslim Shyrit”, Tabaku tha se kjo kategori ndihet e braktisur nga qeveria dhe më keq se kaq janë rënduar edhe më shumë me taksa e kontrolle pa fund.

 

Biznesi ndihet i braktisur nga qeveria e Edi Ramës. Jo vetëm që nuk ka marrë ndihmën që duhej pas goditjes nga kriza që shkaktoi pandemia, por rëndohet me taksa e me kontrolle tatimore e shtetërore të pafundme, burokraci të cilat vetëm e pengojnë punën e tyre.

 

Ish –deputetja Tabaku tha se zgjidhja për të gjitha këto probleme të krijuara në 8 vjet qeverisje të Edi Ramës është programi i Partisë Demokratike.

 

Ky program, tha zonja Tabaku, parashikon çlirimin e biznesit nga barra e taksave dhe kontrolleve të inspektoriateve dhe krijimin e lehtësive të tjera fiksale e shtetërore me qëllim zhvillimin e biznesit dhe rritjen e punësimit në këtë sektor.

 

“Qeveria nuk e mbështeti ekonominë, i rriti energjinë, ka rritur taksat pothuajse 3 miliard në tetë vite dhe ky problem ka krijuar një ngërç që edhe produktet e tuaja, që nuk janë shumë të shtrenjta, shtresa e mesme e ka të pamundur t’i blejë”, u shpreh ish –deputetja Tabaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *