Akuzat e Partisë Demokratike ndaj qeverisë për çështjen e inceneratorëve janë të shumta. Pas ish-deputetes Grida Duma, reagoi edhe Jorida Tabaku. Kjo e fundit, në “Facebook”, renditi arsyet pse inceneratori i Tiranës lidhet me vjedhje dhe korrupsion.

 

“Një kompani guackë me qendër në parajsa fiskale pa asnjë ditë eksperiencë në fushën e mbetjeve dhe në shkelje të çdo ligji për prokurimet sot duhet të kishte mbyllur gojën, por del dhe flet për një koncesion që paguhet me paratë e buxhetit sikur t’i kish paratë personale. Skema përmes së cilës mbetjet e Durrësit u dërguan në Inceneratorin e Tiranës është tipike mafioze. Siç edhe investgimi i BIRN zbulon, fillimisht qeveria kërcënoi dhe detyroi mbylljen e vend-depozitimit të Porto Romanos, pastaj e mbyti qytetin në plehra ndërsa i bënte bashkisë presion që këto mbetje të dërgoheshin tek inceneratori Tiranës. Sipas vetë përllogaritjeve të bashkisë Durrës, në 5 vitet e ardhshme kostot për këtë lëvizje të detyruar nga qeveria-PPP janë rreth 14 mln euro. Sot e kësaj dite inceneratori i Tiranës po menaxhon plehrat e Durrësit ndërsa qytetarët e Durrësit shumë shpejt do të vuajnë mbi kurriz rritjen e tarifave të pastrimit. Shifrat e buxhetit flasin vetë.”

 

Tabaku, duke ju referuar të dhënave të Ministrisë së Financave, thotë më tej kompania e inceneratorëve ka investuar vetëm 12% të vlerës që duhet të kishte investuar për periudhën 2018-2019. Gjithashtu, ajo ngriti shqetësimin e për shkak të inceneratorëve, qytetarët dhe bizneset në Tiranë po paguajnë më shumë taksë pastrimi.

 

“Banorët dhe bizneset e Tiranës shohin shtrenjtimin me mbi 30% të tarifës së pastrimit vetëm nga kjo PPP. Një biznes I vogël paguan 1500 lekë më shumë, një biznes i madh paguan 7500 lekë më shumë ndërsa bizneset e mesme paguajnë 11 mijë lekë më shumë.” 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *