Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku akuzoi Partinë Socialiste se përsa kohë ka qenë ajo në qeveri, vetëm i ka rritur detyrimet e prapambetura.

Sipas Tabakut, mazhoranca nuk e mbajti dot fjalën dhe sot ka grumbulluar 70 miliardë lekë borxhe ndaj biznesit.

“Megjithëse ka premtuar se do të zhbënte detyrimet e prapambetura, Rama dhe qeveria e oligarkëve ka grumbulluar borxhe ndaj biznesit prej 70 mld lekë ndërkohë që pretendon se do të rrisë shpenzimet në infrastrukturë si vit elektoral. Rritja e detyrimeve të prapambetura, që është kthyer në gangrenë, dëshmon se qeveria nuk ka një vizion të qendrueshëm ekonomik. Mes kontratave me PPP që po përthajnë të gjitha taksat e shqiptarëve, qeveria ka fryrë më shumë se çfarë mundet dhe shpenzimet e buxhetit. Rezultati do të jetë gjithnjë e më shumë katastrofik për ekonominë e vendit që nuk po merr mbështetjen e duhur. Paketat ekonomike të qeverisë ishin qesharake dhe të padobishme për biznesin, garancia sovrane ishte një karrem ku bizneset nuk ranë pre, ndërsa aktualisht mungon një paketë rigjeneruese për ekonominë”, tha demokratja në “Facebook”.

Jorida Tabaku u zotua se Partia Demokratike do të bëjë gjithçka për të vendosur ekonominë në funksion të qytetarëve dhe për t’i dhënë fund keqpërdorimit të parave të shqiptarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *