Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku deklaroi se borxhi që çdo shqiptar duhet të paguajë nga xhepi i tij është rritur mbi 30%.

Përmes një postimi në “Facebook”, Tabaku tha se kjo ka ndodhur për shkak se Edi Rama i çon paratë publike tek oligarkët.

“Çdo shqiptar paguan 4.492 euro borxh nga xhepi i tij. Borxhi për frymë që shqiptarët do të paguajnë pas 7 viteve keqpërdorim të parave të taksave dhe borxhit të rritur është 4492 euro/frymë. Me një borxh që është rritur me 1800 Euro për çdo shqiptar (mbi 30%) që nga shtatori 2013 kur mori pushtetin, qeveria i ka çuar paratë e taksave dhe ato hua për sheshe në qytete dhe PPP. Në kulmin e krizës ekonomike dhe pandemisë ekonomike, Rama vazhdoi të furnizonte dhe kanalizonte paratë publike tek oligarkët dhe PPP-të. Iu dha shqiptarëve më pak parà se sa kishte premtuar, i gënjeu duke u justifikuar se nuk kishte fonde, e vërteta qe ndryshe. Një shqiptar që paguante 2379 euro 7 vjet më parë nga sot do të paguajë 4492 euro borxh.”

Jorida Tabaku premtoi se ditë më të mira do të vijnë për shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *