Nënkryetarja e PD Jorida Tabaku ngriti pikëpyetje  në lidhje me borxhin publik të Shqipërisë gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave.

 

Tabaku tha se ekonomia shqiptare nuk ka pasur ndonjë përfitim nga rritja e borxhit përkundrazi borxhi është marrë për të paguar pagat e të punësuarve.

 

“Qeveria e gjeti borxhin në 2013 në vlerën e 6.3 mld euro ndërkohë që në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 borxhi ka kapur vlerën e 10.29 mld euro. Nga një rritje e tillë e borxhit çfarë ka përfituar ekonomia shqiptare?! Dukshëm asgjë!” u shpreh Tabaku.

 

Deputetja demokratë shtoi më tej se situata në tregjet botërore dhe mbi të gjitha situata në ekonoominë globale do të ndikojë negativisht në normën e interesit për eurobondin.

 

Tabaku mori si shembull faktin që sipas saj Eurobondi do të ndikohet në normën e interesit dhe në treg edhe nga situata e Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve.

 

Po merret borxh per paga, pensione dhe koncesione qe nuk ka ndodhur kurre me pare. Borxhi ka arritur ne 95% te PBB! Nuk duhet harruar, shtoi ajo, se Shqipëria është një nga vendet e përfshira në listën gri të Moneyval. Kjo do të ndikojë në rezultatin e nxjerrjes së Eurobondit në treg.

 

Tabaku deklaroi se situata e borxhit dhe manaxhimi i borxhit është trajtuar dhe nga FMN e cila ka kritikuar qeverinë Rama për të dy aspektet e manaxhimit dhe gjithashtu përdorimit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *