Ai ka qenë i njohur për rreziqet në eksperimentin e pamjes së tij. Zayn Malik dukej i pashëm në një kostum vezullues, teksa dilte të martën nga apartamenti i të dashurës së tij, Gigi Hadid, në New York, shkruan DailyMail.

 

 

 

 

Ish-ylli i “One Direction”, gjithashtu mbante një palë syze rrethore, të cilat i dhanë atij iluzionin sikur kishte vënë thjerrëza ngjyrë vjollcë, e gjitha kjo falë blicit të kamerës.

 

 

 

 

Dhe jo vetëm kaq, 24 vjeçari duket sikur të kishte përdorur makijazh në sytë e tij. Megjithatë ai dukej shumë elegant i veshur me kostum, një palë syze dhe me mjekrën e stiluar.

 

 

 

 

Por, për shkak të pamjes së syzeve dhe blicit të kamerës, dukej sikur Zayn kishte lyer sytë. Në mënyrë të qartë dhe të pavetëdijshme për iluzionin, Zayn vazhdoi të bënte një largim elegant.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *