Subscribe

Gjatë nisjes së punimeve në bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë, kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria ka ambicie që pagat e forcave të armatosura të rriten çdo vit.

 

Rama theksoi se përmes këtij mekanizmi synohet që pagat të arrijnë në mesataren e vendeve të NATO-s.

 

“Të vetëdijshëm që nuk do i arrijmë kurrë sepse asnjëherë nuk do bëhemi aq të zhvilluar sa forcat e SHBA por duke qenë në shoqëri kaq të mirë në këtë drejtim do mund të përmirësohemi. Kemi një forcë të armatosur që nga pasha e numrave do mbetet modeste por nga cilësia mund të bëhet model i shkëlqyer. Kjo për ne do të thotë mundësi për të rritur burimet tona njerëzore dhe duke rritur stimulin financiar të tyre. Këtë vit kemi bërë rritje të pagave për FA por ambicia jonë është t’i rrisim çdo vit që të jenë në mesataren e vendeve të NATO-s. Kemi mundësi të rrisim cilësisht logjistikën. Për të gjitha këto arsye sot është një ditë e bukur’, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *