Subscribe

Pas miratimit të reformës në drejtësi, ndërkombëtarët kërkojnë zbatimin e saj. Ka qënë ambasadorja e re Gjermanisë në Shqipëri Susanne Schutz, e cila ka kërkuar nga kuvendi i Shqipërisë që pas miratimit me konsensus të ndryshimeve kushtetuese, deputetët të miratojnë edhe 7 projektligjet e reja që do të mundësojnë funksionimin konkret të saj.

“Pikësëpari ne e vlerësojmë shumë që reforma në drejtësi kaloi, është një hap përpara i afrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Por po kaq e rëndësishme është që kjo reformë të mos qëndrojë vetëm në letra por të implementohet dhe po ashtu mendoj që edhe 7 ligjet e rëndësishme që do të bëjnë të mundur funksionimin e institucioneve të reja të kishin kaluar që të enjten. Ne duam që këto ligje të kalojnë sa më parë që të jetë e mundur. Pa miratuar këto ligje reforma në drejtësi nuk do të zbatohet dot”.

Për Gjermaninë tashmë Shqipëria ka hedhur nje hap te sigurte drejt integrimit europian, por nëse do të hapen apo jo negociatat fjalën e fundit do ta kenë institucionet e BE-së.

“Vendimet për afrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian do të merret nga institucionet e BE-së dhe nga vendet anëtare të Bashkimit Europian. Por që kjo reformë të vlejë duhet sa më parë zbatimi.”

Ditët e fundit është rritur presioni ndërkombëtar për miratimin sa më parë të 7 projektligjeve për funksionimin e institucioneve të reja të drejtësisë, të cilat kërkojnë minimalisht 84 vota.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *