Bebe Rexha së fundmi është shndërruar në një ndër personazhet më të dashur artistike për shumë të rinj.

 

Së fundmi duket se këngëtarja me origjinë shqiptare do të jetë pjesë e filmit të animuar ‘Ugly Dolls’.

 

Rexha do marrë pjesë si zëri i një kukulle perfekte, bashkë me emra të tjerë të njohur si: Nick Jonas, Pitbull, Kelly Clarkson, Emma Roberts etj.

 

Përmes një postimi në profiling e saj në Instagram, Rexha shkruan se; “Bukuria është në brendësi. Ky film ka një mesazh kaq të bukur dhe unë jam shumë e emocionuar për të gjithë ju që ta shihni”.

 

Ndërkohë pritet që filmi të shfaqet në kinema në datën 3 maj.

https://www.instagram.com/p/Btgj-lxnFUz/?utm_source=ig_web_copy_link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *