E paparashikueshme, plot emocione, debate, formula të reja dhe sfida ishte mbrëmja e tetë e “Ferma vip 2”.
Moderatorja Luana Vjollca mbajti ritmin e spektaklit, ndërsa opinionistët Kastro Zizo dhe Zhaku ofruan analiza të thelluara mbi ngjarjet e zhvilluara këtë javë në fermë.
Debatet, rivaliteti dhe raportet e krijuara ishin në qendër të vëmendjes. E tillë është marrëdhënia mes Limit dhe Albën, që ka krijuar përçarje mes fermerëve. Konkurrentët pas një darke që nuk shkoi sipas parashikimeve të Albës, duke krijuar jo pak konfuzim të pjesa tjetër, u mbyll me një propozimin e Limit.
Elinara, e cila gjatë këtyre ditëve ka patur ditëlindjen u surprizua përmes një videomesazhi nga motra e saj. Teksa fermerja ndodhej në plevicë, vajza e saj e priste në arenë. Moment ky që veç emocioneve të bukura që përcolli te publiku i dhuroi këngëtares një kujtim që do ta mbaj mend gjatë.
Fermerët u përballën me sfida të reja ku treguan edhe njëherë aftësitë e tyre fizike, duke i shtyrë ata në kufijtë e mundësive të tyre.
Alba Pollozhani kryefermerja e kësaj jave sipas një formule të paracaktuar nga Agai pati mundësinë e zgjedhjes së sfidantëve që më pas do të shkonin në një sfidë kokë më kokë.
Nur ishte e zgjedhura e Albës, të cilës gjithashtu iu desh të zgjidhte një tjetër fermer për t’iu bashkuar sfidës. Ganiu u bë sfidanti i dytë që do të përballej me të. Ky e fundit duhet të thoshte po ashtu një emër, atë të Big Bastës, që u bë automatikisht pjesë e televotimit për t’u emiminuar javën e ardhshme.
Gjatë sfidës pati tension dhe grind, pas një beteje disa minuta, Nur u shpall fituese, gjë që çoi në një televotim humbësin e kësaj sfide, Ganiun së bashku me Big Bastën.
Por rrethit të emrave të të nominuarve iu bashkuan edhe 3 fermerë të tjerë.
Ishte Lim Hoti ai që gjatë këtyre ditëve ka rrëmbyer simpatinë e publikut, duke u zgjedhur kështu fermeri më i votuar.
Si i zgjedhuri i publikut pati një avantazh në lojë. Një qyp magjik e vuri fermerin mes sy zgjedhjesh. Brenda në qyp gjendeshin dy papiruse, ku njëri në bazë të nëj avantazhi, e kaloi automatikisht kryefermer i ri, ndërsa tjetri e bëri të shtonte 3 emra të tjerë për t’i kaluar në televotin për eliminim ditën e hënë.
Limi duket se e ka nisur lojën e tij ndaj dhe një zgjedhje strategjike çoi në televotim dhe tre djem të tjerë, Erandin, Andrean dhe Yllin.Zgjedhjet e Limit nuk mbaruan këtu. Elinara u bashkua me kryefermerin për të kaluar ditët bashkë në shtëpinë e njëshit.
Nën ritmet e bukur atë muzikës dhe energjisë pozitive u mbyll edhe kjo mbrëmje, ndërsa 24 orë në 7 ditë të javës, Ferma VIP vjen për publikun në dy kanale të dedikuara të platformës Tring, si dhe në ekranin e Vizion Plus.





