Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 August 2026
Vizion fokus

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryetarja e Bashkisë: Shëndeti...

Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë po ndiqet...

“Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori i atentatit...

I akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, kush është...

Përmbytje në Indiana të SHBA, të paktën 6 të...

Sulme masive me dronë gjatë natës shënjestrojnë rajonin e...

U rrah brutalisht dhe u la para spitalit, humb...

Belgjika përballet me zjarre rekord, qindra banorë evakuohen nga...

Tritol në banesën e Ylli Zallës në Fushë Krujë

Kriza në Ceuta nuk ka mbaruar, mbi 100 emigrantë...

Supremja refuzon ankesën e LVV-së për parullën e Listës Serbe

23 Shtator 16:02

Gjykata Supreme njoftoi se e ka refuzuar “si të pathemeltë” ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me Listën Serbe.

Edhe PZAP-i më 17 shtator e kishte refuzuar si të pabazë ankesën e LVV-së kundër Listës Serbe lidhur me pretendimet për shkeljen e Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

LVV-ja dorëzoi më 15 shtator ankesë në PZAP, duke argumentuar se Lista Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit – kishte shkelur këtë kod gjatë hapjes së fushatës, pasi kishte ekspozuar parullën “svi za brata Milana” (Të gjithë për vëllain Millan) dhe “duke shprehur kështu përkrahje për Millan Radoiçiqin, i cili është shpallur në kërkim nga institucionet e Kosovës si organizator i sulmit terrorist në Banjskë më 2023”.

PZAP tha se LVV-ja ka argumentuar në ankesën e saj se “ekspozimi i kësaj parulle përbën glorifikim të terrorizmit dhe nxitjes së urrejtjes politike dhe etnike”.

Radoiçiq ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, kur u vra një rreshter i Kosovës. Kosova i ka kërkuar Serbisë që ta dorëzojë atë, pasi besohet se Radoiçiq gjendet atje.

Por, Lista Serbe, sipas PZAP-it në përgjigje të kësaj ankese ka kundërshtuar pretendimet e LVV-së, duke thënë se parulla i është dedikuar kandidatit të tyre për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq dhe se ajo përfaqëson një thirrje për qytetarët që ta votojnë kandidatin e tyre.

“Fakti që kandidati ynë ka të njëjtin emër si Millan Radoiçiq është rastësi. Dhjetëra mijëra serbë e kanë emrin Millan dhe kjo nuk mund të ndalohet apo ndëshkohet sipas ligjit, përveçse çdo individ është një individ për vete dhe nuk mund të jetë përgjegjës për veprimet e ndonjë personi tjetër, sidomos jo për shkak se ka të njëjtin emër si personi tjetër”, ka thënë Lista Serbe, sipas vendimit të PZAP-it.

Në hapje të fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, në një tubim në Mitrovicë të Veriut Lista Serbe kishte paraqitur parullën “Të gjithë për vëllain Millan”. Një ditë më vonë, nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, kishte kritikuar shoqërinë civile për mosreagim ndaj Listës Serbe, që sipas saj, gjatë tubimit në Mitrovicë të Veriut “kishte fyer gjithçka të Republikës sonë”.

Ajo tha se në tubimin në Mitrovicë të Veriut, eksponentë të Listës Serbe sërish “fyen [kryeministrin në detyrë, Albin] Kurti” dhe “prisnin kohën për t’u ‘çliruar’ nga ai dhe thërrisnin ‘vëlla Millanin’”.

Ndryshe, kandidati i Listës Serbe për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq, kishte udhëhequr këtë komunë deri në fund të vitit 2022, kur së bashku me zyrtarët e tjetër të partisë së tij dha dorëheqje nga institucionet e Kosovës për shkak të disa vendimeve të Qeverisë së Kosovës.

Kjo parti më pas nuk mori pjesë as në zgjedhjet e organizuara në prill të vitit 2023 për kryetar në katër komunat në veriun e Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

LVV-ja kundërshtoi pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të Listës Serbe. Por, më pas PZAP-i dhe Gjykata Supreme hodhën poshtë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikim, duke i mundësuar Listës Serbe pjesëmarrjen në zgjedhjet e 12 tetorit./REL

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
Lista serbe Supremja Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave në Vlorë

më shumë...

Pas 29 vitesh, David dhe Victoria Beckham rikthehen në hotelin ku “fshihnin” romancën e tyre (VIDEO)

më shumë...

Vijon lufta me zjarret në Lurë dhe Malin e Dajtit, ministri Nufi: Forcat e Armatosura në terren, mirënjohje për çdo efektiv

më shumë...

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryetarja e Bashkisë: Shëndeti dhe siguria e qytetarëve e pushuesve, shqetësimi ynë i parë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:29

Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave...

6:12

Pas 29 vitesh, David dhe Victoria Beckham...

5:42

Vijon lufta me zjarret në Lurë dhe...

5:30

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryetarja e...

4:35

Digjet plotësisht një automjet në rrugën Qafë...

4:33

Sarandë/ Dhunuan shefin e Komisariatit, arrestohen 6...

3:54

Sipas psikologes: Pyetje të thjeshta që zbulojnë...

3:23

Policia shton kontrollet në terren, kontrollohen 131...

3:11

“Red Bull Spike” kurorëzon fituesit, vendi i...

3:04

Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë...

2:34

“Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori...

2:19

Braktisi Kosta Rikën për Shqipërinë, 27-vjeçari rrëfen...

2:11

I akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit,...

Foto ilustruese
1:50

Kapet në Rinas i kërkuari nga Spanja,...

1:46

Përmbytje në Indiana të SHBA, të paktën...

1:06

Sulme masive me dronë gjatë natës shënjestrojnë...

12:57

U rrah brutalisht dhe u la para...

12:34

FOTO/ Shpërthimi me tritol në Fushë-Krujë, pamjet...

12:09

Arrestohet 44 vjeçari në Pogradec, iu gjet...

11:52

Shkrumbohet nga zjarri resorti në aksin Sarandë-Syri...

Më të klikuarat

  • Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të re...
  • Përmbyset autobuzi me turistë, 12 persona humbin jetën, mbi...
  • Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet që bëni pa e...
  • Natë tmerri! 6 të lënduar nga zjarri që përfshiu hotelin në...
  • E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën me thikë, më pas...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.