Ajo është një prej modeleve më të mira të Victoria’s Secret dhe një prej të preferuarave të Chanel dhe Oscar de la Renta, por fëmijëria e Shanina Shaik nuk ka qenë kaq rrëzëllitëse.

 

Në një intervistë për “The Cut”, 27-vjeçarja pranoi se e ka braktisur shkollën si rezultat i ngacmimeve të vazhdueshme dhe talljeve.

 

 

 

“Kur isha në shkollë të mesme më tallnin dhe kjo ishte me të vërtetë e vështirë për mua. Ishte një abuzim mendor. Nuk shkova më në shkollë”, tha ajo.

 

 

 

Shanina shpjegoi se të jesh në industrinë e modelingut kërkon rezistencë mendore, sepse refuzimi është një pjesë normale e jetës.

 

Duke pranuar se ndihet ende e pasigurt si të gjithë, ajo shtoi se tani ndihet mirë me veten dhe ka një grup të gjerë mbështetësish.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *