Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, edhe njëherë vë theksin tek domosdoshmëria e funksionimit të reformës në drejtësi duke shtuar se demokracia, mbrojtja dhe biznesi janë të lidhura me njëra tjetrën.

 

Në një postim në rrjetin social tëitter, diplomatja e lartë, vëren se sundimi i ligjit, transparenca dhe gjykatat e pastra do të tërheqin më shumë investime në vend, shkruan “Vizion Plus”.

 

“Shqipëria ka potencial për të tërhequr investimet amerikane. Shqipëria ka fuqi punëtore të zgjuar dhe gjeografi strategjike. Sundimi më i fortë i ligjit, transparenca dhe gjykatat e pastra do të tërheqin më shumë investime. Kjo është arsyeja pse reforma në drejtësi ka rëndësi”, shkruan ndër të tjera ambasadorja amerikane.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *