Agresori i New Yorkut, Grafton Thomas u shpall jofajtor pasi sulmoi pesë besimtarë hebre gjatë kohës kur po festonin “Hanukan”.

Sipas autoriteteve sulmi ishte një veprim i terrorizmit të brendshëm i nxitur nga urrejtja. Ndërsa familjarët e 37 vjecarit konfirmuan se Thomas vuante nga probleme mendore.

Ngjarja tronditëse ka ngritur debate të mëdha në amerikë për urrejtjen fetare. Presidenti Donald Trump reagoi në Twitter,duke bërë thirrje për unitet kundër “mashtrimit të mbrapshtë të antisemitizmit.

Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo tha se sulmi ishte një shembull i një problemi më të madh në shoqëri.

 

“Kjo është një kohë intolerante në vendin tone. Ne shohim zemërimin dhe urrejtjen  që po shpërthejnë. Anti-semitizmi dhe fanatizmi i çdo lloji janë përgjegjës për vlerat tona. Në Nju Jork, ne do të ngrihemi gjithmonë dhe do t’i themi me një zë kujtdo që dëshiron të ndajë dhe të përhapë frikën: ju nuk përfaqësoni Nju Jorkun dhe veprimet tuaja nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar”.

 

Kryebashkiaku Bill de Blasio ka premtuar se prania e policisë do të rritet në lagjet e Brooklyn me popullsi të madhe hebreje për të shtuar kontrollet e për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve  të  kësaj natyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *