Shtëpia e kreut të Gjykatës së Lartë në Greqi ka rënë pre e një sulmi, nga persona ende të paidentifikuar nga autoritetet.

Në shtëpinë e kreut të Gjykatës së Lartë, e vendosur në një zonë rezidenciale të Athinës, agresorët kanë hedhur sende të forta dhe bomba molotov duke lënduar një efektiv policie që ishte në shërbim dhe shkatërruar makinën e patrullës.

Efektivi i lënduar mori plagë në duar dhe fytyrë dhe u dërgua me urgjencë në spital, teksa autorët e këtij sulmi u larguan në drejtim të paditur. Deri në këto momente nuk ka asnjë person të dyshuar për këtë ngjarje, apo arsyet e sulmit ndaj shtëpisë së kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis reagoi menjëherë për këtë ngjarje dhe kërkoi që autorët të vendosen sa më shpejt përpara drejtësisë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *