Zyrat e nje stacioni policor ne kryeqytetin armen, Jerevan jane sulmuar kete te diel nga nje grup i armatosur. Disa persona, te afërt me nje parti opozitare kane vrare nje polic dhe kane marre peng disa te tjere.
Raportohet per disa te plagosur gjate sulmit. Forcat speciale kane rrethuar godinën dhe prej disa orësh autoritetet kane nisur negociatat me pengmarrësit per lirimin e pengjeve. Sulmuesit kërkojnë lirimin e liderit te opozitës te arrestuar muajin e kaluar nen akuzen e tentative se përmbysjes se pushtetit me force, si dhe te te burgosurve politike. Lideri i opozitës, ish-komandant ushtrie ka kritikuar qeverinë per mënyrën e menaxhimit te konfliktit me separatistet ne rajonin e Nagorno Karabakh. Mbështetësit e tij kane paralajmëruar ndryshimin e situatës ne vend duke nxitur nje kryengritje te armatosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *