Nëntë persona kanë humbur jetën nga sulmi me raketa në një kullë transmetimi në veri të Ukrainës, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.

 

Vitaliy Koval, guvernatori i rajonit Rivne, u shpreh se kulla dhe një ndërtesë administrative aty pranë u goditën nga dy raketa në sulmin që ndodhi në fshatin Antopi.

 

“Ka ende njerëz nën rrënoja”, shtoi ai.

 

Raportohet se transmetimet tokësore televizive dhe radiofonike janë jashtë transmetimit në rajonin verior Rivne të Ukrainës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *