Qindra forca policie ne Francë po kërkojnë në pjesën lindore të vendit për autorin qe hapi zjarr në një treg të Krishtlindjeve ne Strasburg, duke lënë të vdekur dy persona dhe të plagosur 12 të tjerë.

 

Gjatë sulmin, emigranti 29-vjeçar, bërtiti “Zoti është më i madhi” në gjuhën arabe.

 

Prokurori Remy Heitz, tha se “duke konsideruar objektivin, mënyrën e tij të veprimit, profilin e tij dhe dëshmitë e atyre që e kanë dëgjuar të bërtasin” Allahu Akbar, është njoftuar departamenti antiterrorizem për tu marë me këtë rast.
 

Policia Kombëtare e identifikoi të dyshuarin si Cherif Chekt, duke thënë se ai ishte “i rrezikshëm” dhe i paralajmëronte njerëzit “mbi të gjitha, t’i shmangen atij dhe të mos ndërhyjnë”.

 

Kryeministri Edouard Philippe tha se 1.800 ushtarë shtesë do të vihen në patrullime antiterror.

 

Një burim i sigurisë gjermane i tha Reuters se i dyshuari ishte burgosur në Gjermaninë jugore nga gushti 2016 deri në shkurt 2017 për akuzat e rënda të vjedhjes para se të lirohej nga dënimi i tij 27 mujor për t’u deportuar në Francë.

 

Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme tha se autoritetet besojnë se Chektati ishte radikalizuar në burg dhe ishte monitoruar nga inteligjenca franceze që nga fundi i vitit 2015./R.E.L

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *