E marta është shpallur ditë zie në Kiev, për shkak të sulmit të sotëm rus ku mbetën të vrarë rreth 30 persona dhe të paktën 100 të tjerë u plagosën

“Autoritetet e qytetit shpallin 9 korrikun ditë zie në kryeqytet në lidhje me sulmin terrorist rus ndaj objekteve civile në Kiev. Në këtë ditë, flamujt do të jenë në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat komunale në qytet”, ka shkruar Klitschko në Telegram.

Ditën e nesërme në Kiev do të ulen flamujt si në ndërtesat shtetërore ashtu edhe në ato private dhe të gjitha aktivitetet argëtuese janë të ndaluara.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *