Senati Amerikan shpalli të pafajshëm ish-presidentin Donald Trump lidhur me akuzat e ngritura nga Dhoma e Përfaqësuesve për protestën e organizuar në 6 janar në Capitol.

Demokratët nuk arritën të siguronin votat e nevojshme për të fajësuar Trump. Nga 67 vota që kërkoheshin, senatorët demokratë arritën të siguronin 57, ndërsa 43 kaluan për pafajësinë e ish-presidentit.

Kundër Trump votuan dhe senatorët nga radhët e Republikanëve, ndërsa kjo është hera e dytë në 12 muaj që Trump i mbijeton një gjyqi në Senat kundër tij.

Demokratët synonin që ai të mos lejohej të kandidonte përsëri për një post publik. Pas shpalljes i pafajshëm, ish-presidenti republikan e quajti gjyqin “një tjetër gjueti të madhe kundër shtrigave”

Ligjvënësit akuzuan Trump si përgjegjësin kryesor lidhur me sulmet në Capitol Hill, ku pesë persona humbën jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *