Dy shtetas rusë Aleksander Petrov dhe Ruslan Boshiro janë akuzuar për tentativën e vrasjes së ish-agjentit të rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia. Autoritetet policore disponojnë prova të mjaftueshme për ti akuzuar për helmimin me agjentin nervor Novicok. Ata janë të dy rreth moshës 40 vjeç.

 

Sipas autoriteteve ata mbërritën në aeroportin e Gatwick nga Moska më 2 mars, qëndruan në hotel për dy ditë . Më pas shkuan në Salisbury ku vendosën helmin në portën kryesore të shtëpisë.

 

Akuzat përfshijnë tentative e vrasjes se Sergei Skripal e vajzës se tij Julia Skripal.

 

Sergei Skripal, 66-vjeç, dhe vajza e tij Julia, 33vjeç, u helmuan me agjentin nervor Novichok në mars të këtij viti. Kjo ngjarje solli një përplasje diplomatike mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë. Londra fajësoi Moskën për tentativën e vrasjes së Skripal por Rusia vazhdimisht ka mohuar çdo përfshirje në këtë ngjarje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *