Dy kamikazë qe kishin planifikuar te kryenin nje sulm ne kryeqytetin turk Ankara, kane shpërthyer veten, pasi policia kishte rene ne gjurme te tyre dhe po i ndiqte. Kamikazët, nje burrë dhe nje grua, aktivizuan eksplozivin ne momentin qe forcat e rendit u kërkuan te dorëzonin armët. Dyshohet se ata kane qene militante kurde. Dy personat fshiheshin ne nje ferme kuajsh ne rrethinat e Ankarasë dhe policia kishte marre nje informacion, se do te kryenin sulm me autobombe. Ne automjetin e tyre u gjet nje sasi eksplozivesh plastike dhe nitrat amoni. Qe pas prishjes se armëpushimit mes autoriteteve turke dhe partisë se punëtoreve te Kurdistanit, kane gjetur vdekjen mbi 600 pjesëtarë te forcave turke te sigurisë.