Kreu i qeverisë, Edi Rama dha një koment në studion e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” për sulmet që ka hedhur ndaj Bashkimit Evropian, që nuk ndihmoi vendet e Ballkanit Perëndimor me vaksinat.

 

Rama vuri një “bast” me moderatorin Alban Dudushi, duke premtuar se kur BE të shpërndajë vaksinat, Shqipëria do të marrë më shumë doza se gjithë vendet e tjera të rajonit.

 

“Mbaje mend se çfarë po them këtu sot. Kur BE të shpërndajë vaksina për vendet e rajonit, unë do të marr më shumë vaksina se të tjerët. Unë nuk kam shigjetuar BE sepse unë jam evropian, musliman. Mua si evropian, nuk më ndalon dot asnjë, le të jetë presidenti i Francës,m kryeministri i Anglisë, asnjë nga këta nuk e vë mbi veten time si evropian. Nuk më ndalon dot njeri që si evropian të them që BE merr një vendim absurd. Këto nuk janë gjëra që e ulin Shqipërinë. Këto janë gjëra që tregojnë respektin që kemi për veten.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *