Sulmet e medha kibernetike mund të shkaktojnë luftë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deklarata vjen nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, i cili gjatë një fjalimi para komitetit të inteligjencës theksoi se kercenimet kibernetike janë në rritje.

 

JOE BIDEN

PRESIDENT I SHBA-së

“Ju jeni po aq të informuar sa unë, por mendoj se ka më shumë gjasa që ne të përfundojmë mirë në kete situatë, por nëse përfundojmë në një luftë, një luftë me armatime me një fuqi të madhe, do të jetë si pasojë e një shkelje kibernetike të pasojave të mëdha. Sepse po rritet në mënyrë eksponenciale ”

 

 

Kreu i shtëpisë së bardhë akuzoi Rusinë edhe për përhapjen e lajmeve të rremë për të ndikuar tek zgjedhjet amerikane.

 

“Shikoni se çfarë po bën Rusia tashmë në lidhje me zgjedhjet dhe dezinformimin e vitit 2022. Rusia po përhap informacione të rreme në përpjekje për të ndikuar tek zgjedhjet amerikane të gjysmë mandatit vitin e ardhshëm. Eshtë një shkelje e pastër e sovranitetit tonë. Tani e shihni se çfarë po ndodh. Më shumë njerëz marrin informacionin e tyre nga interneti sesa marrin nga çdo pikë tjetër.”

 

Një muaj më parë, presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi një takim në gjeneve me homologun e tij rus, Vladimir Putin ku  diskutuan mosmarrëveshjet mes dy vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *